Kate Winalet ka qëndruar nën ujë më shumë se Tom Cruise.
Mediat e huaja kanë raportuar se Kate Winslet ka thyer një rekord ndaj Tom Cruise pasi mbajti frymën nën ujë për shtatë minuta, gjatë filmimit të një skene për “Avatar 2”, shkruajnë mediat e huaja.
Aktorja e “Titanic” u ribashkua me regjisorin James Cameron për vazhdimin e filmit që korri suksese të mëdha në vitin 2009.
Roli i fitueses së ‘Oscar’ e ktheu atë nën ujë, teksa përfundoi duke thyer një rekord të vendosur më parë nga aktori Tom Cruise në “Mision Impossible: Rogue Nation” me një minutë.
Ishte e shkëlqyer dhe unë isha shumë krenare për veten time dhe ndoshta nuk do të jem në gjendje ta bëj më përsëri”, tha Winslet në një deklaratë.
“Kjo erdhi pas një trajnimi intensiv pas katër javësh. Por unë e doja atë”.
Aktorja u bë disi virale në fund të tetorit pasi llogaria zyrtare e filmit në Twitter ndau një foto që e tregon atë në një tank zhytjeje duke filmuar një skenë nën ujë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.