×
  • Show Time
  • Show Time

    “Ke me mi fitu të pabesët dhe të paditurit”, Vllasaliu me mesazh për Albin Kurti

    Reporteri
    20 Mars 2020 | 17:18

    Edhe këngëtari Sinan Vllasaliu në përkrahje të Albin Kurtit.


    Derisa e gjithë vëmendja ishte tek koronavirusi, ditët e fundit vëmendja u tërhoq edhe tek gjendja politike në vend.

    Pas shkarkimit të Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, qeveria është në prag të rënies.

    Në gjithë këtë situatë, qytetarët janë revoltuar ngase gjatë kësaj kohe është bërë panik i madh për situatën e krijuar nga përhapja e koronavirusit.

    Këngëtari Sinan Vllasaliu, me anë të një postimi në Instagram, tha se Kurti do t’i fitojë të pabesët dhe të paditurit.

    “Zoti kryeministër ke me mi fitu të pabesët edhe të pa ditunit!”, ka shkruar këngëtari, teksa fjalëve ia shoqëroi edhe një fotografi të kryeministrit.

     

    https://www.instagram.com/p/B99Ju1NhOcc/?utm_source=ig_embed

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!