Modelja e njohur nga Shqipëria, Kejvina Kthella, ditën e djeshme (e enjte) ka festuar ditëlindjen e 27-të.
Ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, ndjekësit e po ashtu edhe nga familjarët.
Megjithatë, biondja ka organizuar një festë për ditëlindje së bashku me mikeshat e ngushta.
E njëjta duket se ka festuar në një nga bregdetet shqiptare, në bazë të disa pamjeve që janë publikuar.
Bukuroshja ka zgjedhur të duket provokuese, në një set bikinish të tejdukshme blu, bardhë dhe kafe.
“Të fillojë ndeja”, ka qenë shkrimi që mikja e saj, Arta Elezaj, ka shkruar në njërën nga postimet që hodhi në InstaStory.
Kejvina kujtojmë që mori famën si velinë në emisionin “Xing me Ermalin”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.