Ish banorja e Big Brother VIP, Kejvina Kthella në një intervistë në Fun Club BBV tha se Kiara është personi më i shtirur në shtëpi.
Sipas saj, moderatorja nuk ka qenë e vërtetë që në ditën e parë të hyrjes në Big Brother VIP. Kejvina komentoi edhe marrëdhënien mes Luizit dhe Kiarës, të cilën e quan jo te vërtetë nga ana e kësaj të fundit.
Megi: Përse nuk të ka qejf Kiara?
Kejvina: Kiara ka probleme me veten. Kiara mund të ketë qenë që mund të më fliste të më merrte veç në atë moment, madje kur pashë ajo kishte thënë që nuk i rri dot afër se më prish imazhin. Unë nuk e ndjej energjinë pozitive të saj karshi meje.
Megi: A është ajo e vërtetë me Luizin?
Kejvina: Në marrëdhënie me Luizin jo, nuk është e vërtetë, më sakte dua të komentoj sa isha brenda në shtëpi, mbase mund të ketë ndryshuar, se sa gjëra ka bërë ai për të, janë dashuruar të gjithë me Luizin. Kiara nuk e duronte fare, më ka bërë çudi ndryshimi i saj. Ajo e nënçmonte, nuk i bënte përtypje, kur u kthye nga spitali ndryshoi, nuk e kuptova pse ndryshoi si ndryshoi.
Megi: Cili është personi më i shtirur brenda shtëpisë?
Kejvina: Kiara, që prej ditës së parë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.