×
  • Show Time
  • Show Time

    Kejvina Kthella tregon sa xheloze ishte dikur: I theva makinën ish të dashurit tim

    Reporteri
    22 Dhjetor 2019 | 23:44

    Kejvina Kthella një nga modelet shqiptare më të bukura ka treguar dhe një anë të saj që nuk e dinte publiku më parë.


    Kejvina në Ora News ka treguar se dikur ka qenë shumë xheloze dhe nga nxehja e tepërt ka arritur t’i thyejë makinën ish-të dashurit.

    “Debatoj normalisht, por në një ndër to jam nxehur shumë keq sa i kam thyer makinën atij personi. Ai aty ishte dhe s’kishte ça bënte. E kam thyer me çdo gjë të mundshme që më dilte përpara, me gurë. Xhelozi ishte kështu. Tani jo, s’jam por më përpara bëhesha shumë. Është shumë vetbesim në fakt, tani më pëlqen vetja, bëhem xheloze vetëm për veten”, shprehet Kejvina.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!