×
  • Show Time
  • Show Time

    Kënga e re e Rita Orës, e treta në Mbretërinë e Bashkuar

    Reporteri
    06 Korrik 2021 | 23:06

    Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka publikuar javën e kaluar këngën e saj më të re.


    “You For Me” mban titullin kënga e saj e re, e cila vjen në bashkëpunim me DJ-in e famshëm britanik, Sigala.

    Aktualisht, ky projekt muzikor është publikuar në YouTube vetëm në versionin audio me tekst, gjersa në pak ditë pritet të publikohet edhe klipi, i cili do të jetë mjaft veror.

    Me t’u publikuar, “You For Me” ka shënuar menjëherë një sukses të jashtëzakonshëm, duke ngjallur interesim të madh te fansat e këngëtares.

    Për momentin, kjo këngë renditet e treta në top listën zyrtare të këngëve të reja më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, nga platforma Spotify.

    Ka qenë vet këngëtarja shqiptare ajo e cila ka publikuar në InstaStory një imazh të këtij suksese, duke treguar kështu mirënjohjen për të gjithë ata që po dëgjojnë këngën e saj të re.

    Ora përndryshe ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi nga xhirimet e klipit, i cili do të jetë me skena verore dhe Rita do të vijë me një paraqitje mjaft atraktive në të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!