Industria muzikore vazhdon me lansime të reja nga çdo zhanër, pavarësisht faktit se numri i eventeve dhe koncertet vazhdojnë të jenë të rralla dhe të ndaluara.
Bashkëpunimi i parë i Majkut, Ghetto Geasy dhe Ermal Fejzullahut siç duket ka rezultuar i suksesshëm.
Kjo duke u bazuar në shikueshmërinë e klikimeve në kanalin zyrtar në YouTube.
Geasy, Majk dhe Ermal Fejzullahu kanë arritur 2 milionë shikime për vetëm një javë me këngën ‘Para para’ të publikuar me videoklip me 12 maj.
Treshja e kanë publikuar në storiet e tyre në Instagram këtë sukses duke e ndarë me ndjekësit e tyre, që tani numëron 3 milionë shikime.
Këngëtari i njohur shqiptar, Ledri Vula, ka publikuar këngën e tij të re, e cila është projekti i parë muzikor i Ledrit për këtë vit.“Don Mo” titullohet kënga më e re e artistit, e cila u publikua me 19 maj dhe për një kohë të shkurt u prit mjaft mirë nga publiku, teksa tani numëron 3 milionë shikime.
Këngëtarja e njohur, Kida, solli bashkëpunim me Samra, me titull “Lila”.Kënga erdhi e realizuar edhe me videoklip fantastik, xhirimet e të cilit u realizuan në Dubai.“Lila” tani ka arritu të dëgjohet nga 1 milionë njerëz.
Artistja e njohur, Dafina Zeqiri, përherë ka sjell hite në tregun muzikor.Kështu ka bërë edhe me projektin e fundit, që erdhi si version i dytë i këngës “Vuj Vuj Vuj.Përpos që mori vëmendje të madhe me vokalin, Dafina mahniti edhe me paraqitjet unike.Kjo ka bërë që ajo të grumbullojë afër një milion klikime në YouTube dhe përplot komente pozitive.
Në mesin e këtyre hiteve, ajo që triumfon është bashkëpunimi i parë ndaj Majkut, Ermal Fejullahut dhe Ghetto Geasyt.