×
  • Show Time
  • Show Time

    Këngëtari i njohur doktoron në muzikë

    Reporteri
    12 Maj 2019 | 14:04

    Këngëtari amerikan dje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka marrë titullin Doktor Muzike.


    Bashkë me reperen Missy Eliot, Timberlake ka marrë diplomën e nderit nga Kolegji Berklee ku shkruhet se ai është Doktor i Muzikës.

    Lajmin se ky çmim do i jepet Timberlake, kolegji e kishte bërë që në mars, duke dhënë njoftimin se këta emra e marrin këtë diplomë për shkak të influencës muzikore dhe impaktit të tyre global në muzikë.

    Justin Timberlake është na aktor, autor dhe fitues i 10-të fishtë i çmimeve Grammy, ndërsa emri i tij njihet botërisht për shkak të arritjeve të jashtëzakonshme.

    Ai ka fansa në mesin e të gjitha gjeneratave, ndërsa në vitin 2007-të e 2013-të, ai nga revista Time, ishte shpallur si njëri ndër 100 njerëzit më me ndikim në botë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!