×
  • Show Time
  • Show Time

    Këngëtari i njohur kosovar: Albini e Glauku shpesh kanë fjetur tek unë

    Reporteri
    14 Shkurt 2024 | 8:35

    Këngëtari i njohur kosovar, Naser Berisha ka rrëfyer jetën e tij muzikore dhe atë politike.

    Ai ka treguar se karrierën e tij muzikore e ka ndërtuar nga mërgimi, ndërsa është ndalur për të folur është për politikë.

    Këngëtari njihet si përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se Albin Kurti dhe Glauk Konjufca kanë qenë shpesh në shtëpin e tij në Gjermani dhe kanë fjetur tek ai.

    “Albini e Glauku kanë qenë me flejtë edhe te unë”, ka thënë këngëtari Berisha në Kanal10.

    Në këtë intervistë, këngëtari i hiteve “A me kujton” dhe “Do të doja”, ka thënë edhe se herët e kishte kuptuar se ka lindur për muzikë. Madje, Berisha ka treguar një detaj interesant për këngën e tij hit “Do të doja”.

    Këngëtari ka treguar se kjo këngë është shkruar në vitin 1992, ndërsa është publikuar 10 vite me vonë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!