×
  • Show Time
  • Show Time

    Këngëtari i njohur: Kush janë ata me u mbledhë për protesta e ne jo? – prej 1 qershorit pranoj çdo ftesë për mbrëmje muzikore

    Reporteri
    27 Maj 2020 | 16:40

    Koha e pandemisë si në shumë sfera të ndryshme të jetës ka ndikuar edhe tek këngëtarët.


    Dhe një vendim nga MSH-së se këtë vit do të anulohen dasmat ka nxitur debat të madh në mesin e artistëve dhe jo vetëm.

    Por, ndonëse ende nuk dihet saktësisht se çfarë do të ndodhë me mbrëmjet muzikore dhe koncertet, një këngëtar tashmë është i gatshëm që të marrë vet ‘rrezikun’ sipër pasi deklaroi se nga 1 qershori do të pranoj ftesat për koncerte.

    Është Albi Xhepa ai që në një status në InstaStory tha se nëse mbahen protesta këtë javë, ai nga 1 qershori ai do të pranoj ftesat për mbrëmje muzikore.

    “Nuk e di se a e sheh dikush kompetent kete shkrim, por nëse ka me pas protesta kete jave..Prej datës 1 Qershor unë Albi Xhepa pranoj çdo ftesë për mbrëmje muzikore. Kush janë ata me u mbledh e ne jo? Boll mo se plasëm”, ka shkruar këngëtari që njihet për performancat ‘live’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!