×
  • Show Time
  • Show Time

    Këngëtari i njohur nga Kosova humb njeriun e shtrenjtë dhe bën dedikimin prekës

    Reporteri
    26 Qershor 2022 | 20:52
    LAJMI I FUNDIT - SHOW BIZ - REPORTERI

    Yll Limani ka humbur një nga miqtë e tij më të mirë i cili fatkeqësisht është ndarë sot nga jeta.

    Këngëtari u shfaq zemërthyer në rrjetet sociale, ku edhe i ka bërë një dedikim prekës mikut të tij.

    Ylli dedikimin e ka shoqëruar me një foto të të ndjerit në profilin e tij të ‘Instagramit’.

    Këngëtari është shprehur se nuk i besohet lajmi i hidhur, dhe u shpreh i bindur se do takohen sërish në jetën e përtejme dhe se nuk do ta harroj kurrë.

    “S’po m’besohet. Rroni jonë, shkove shumë herët… Shpirti yt i mirë u prehtë në paqe, e ishalla s’ki ma dhimbje. E di që prapë kena mu pa, me kesh, me nejt, me bo hajgare, edhe unë me t’nguc për shijet e tua muzikore. Gjithë ki me u mbajt në mend si njeriu që ka bo dritë n’çdo dhomë që ka hy… Rronay, shoku jonë, you will forever be missed.”, ka shkruar Ylli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!