Disa konkurrentë të “Për’puthen” kanë përdorur famën e tyre nga emisioni për t’u përfshirë në tregun muzikor. Pavarësisht nëse kanë apo jo talent për këndim. Nga fama e emisionit ata arritën të marrin mijëra e miliona klikime në këngët e tyre.
Të fundit që kanë nxjerrë këngë janë Luljeta dhe Ndriçimi nga “Për’puthen +40”. Të dy ata publikuan këngën me titull “S’ta jap”, që nga një pjesë e publikut nuk u prit mirë, përveç mungesës së talentit të tyre, kënga u kritikua edhe për tekstin e saj të dobët e shumë banal.
Një pjesë e ndjekësve kanë justifikuar këngën me faktin se Luljeta e Ndriçimi e kanë bërë thjesht për të plotësuar dëshirat e tyre dhe jo për t’u përfshirë në muzikë.
Së fundmi, Elgit Doda ka reaguar i revoltuar për këngën e fundit të dyshes së “Për’puthen +40”. Ai ka postuar një pjesë të këngës në llogarinë e tij private në “Instagram” dhe duke shkruar:
“Degjenerimi ka kaluar kufijtë. Edi Rama më le nja 2 ditë kryeministër sa të sistemoj nja 2 gjëra”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.