×
  • Show Time
  • Show Time

    Këngëtari i njohur turk shkruan për duetin me Shyhrete Behlulin: Për të gjithë motrat dhe vëllezërit shqiptar

    Reporteri
    09 Tetor 2020 | 8:35

    Shyhrete Behluli ka bashkëpunuar me Sinan Akcil për projektin e ri muzikor, shkruan lajmi.net.


    Kësaj kënge, dyshja do t’ia shoqërojnë edhe videoklipin, kurse titulli i saj është “Jam shqiptar” dhe u dedikohet shqiptarëve që jetojnë në Turqi.

    Ishte Shyhretja ajo e cila së fundi ndau me ndjekësit disa fotografi nga prapaskenat e klipit, skena të së cili janë xhiruar në Stamboll.

    Pas saj, artisti turk përmes një postimi në Instagram shkroi: “Shume shpejt … Per te gjithe Shqipetaret, motrat e vllezerit Shqipetar qe jetojne ne Turqi …”.

    https://www.instagram.com/p/CGFEMX6lFwB/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!