Këngëtari kosovar Muhamet Sejdiu ka konfirmuar se është një nga dy të infektuarit me koronavirus që erdhën dje nga Gjermania.
Ai dhe bashkëshortja e tij janë diagnostikuar me pandeminë që tashmë po shënon përhapje të madhe, shkruan Reporteri.net.
Mirëpo, ai vetëm disa ditë më parë me sa duket nuk e kishte marrë shumë seriozisht pandeminë që është përhapur me të madhe në botë.
Me anë të një postimi në Facebook, ai kishte ironizuar me faktin se Kosova nuk e kishte ende asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.
“Vjen edhe një tërheqje: Coronavirusi nuk e njeh Kosovën”, kishte shkruar Sejdiu në Facebook.
Kujtojmë se Muhamet Sejdiu më 13 mars kishte kënduar edhe në një aheng në Gjilan, ku kishte një numër të madh të të pranishmëve. /reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.