×
  • Show Time
  • Show Time

    Këngëtari kosovar takohet me Rihannën

    Reporteri
    24 Qershor 2021 | 13:50

    Freskim Rama me nofkën e re artistike Kimi është një nga emrat shqiptarë që përtej oqeanit po tenton të depërtojë në industrinë e madhe të muzikës.


    Prej vitesh në Amerikë, ai funksionon si artist i lirë.

    Duke qenë pjesë e rrjedhave atje, ai ka pasur fatin e pak kujt.

    Së fundmi, Freskimi – Kimi ka takuar yllin botëror Rihanna, me të cilën ka shprehur edhe një fotografi gjatë qëndrimit të saj në New York.

    “Shumë i lumtur që të shoh, të dua vajzë” – është shprehur ai sa i përket takimit.

    Ndryshe, vite më parë, si i ftuar në Wazzup të Klan Kosova, Freskimi pati rrëfyer bisedat dhe takimet e tij me babain e divës botërore, Rihanna, me të cilin negocionte për një menaxhim artistik, i cili ndonëse nuk u konkretizua të paktën deri tani, la një njohje dhe miqësi të tij me familjen e yllit nga Barbados që vazhdon edhe sot.

     

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!