×
  • Show Time
  • Show Time

    Këngëtari Muhamet Sejdiu flet nga Klinika Infektive: Jam shumë më mirë se dje

    Reporteri
    22 Mars 2020 | 21:54

    Këngëtari Muhamet Sejdiu i cili është prekur me koronavirus ka folur nga Klinika Infektive i cili ka thënë se gjendja e tij dhe gruas është shumë e mirë.


    “Gjendja ime është shumë më mirë se dje. Gjendja e bashkëshortes është shumë e mirë, Xhevahirja e ka kaluar shumë më lehtë se unë, me paracetamol ia ka dalë, ka mundur të shkojë në shtëpi, por ka qëndruar me mua”, tha Sejdiu për TV Dukagjini, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se është i lumtur që disa persona me të cilët ka pasur kontakt kanë dale negative.

    Sejdiu ka thënë se kush ka simptoma duhet të mos hezitojnë por të kontrollohen, dhe bëri apel tek qtyetarët të rrinë në shtëpi.

    Ai ka falënderuar mjekët dhe gjithë stafin e Infektives për punën dhe përkujdesin ndaj tij. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!