Elgit Doda ka habitur me deklaratën e tij për këngëtaren Enca Haxhia.
I ftuar së fundmi në emisionin ‘’Roped with Olsi’’ ai u vu përballë disa pyetjeve provokuese.
‘’Cili është këngëtari ose këngëtarja që ti nuk do të bëje kurrë një këngë pasi mendon se nuk ka talent?’’, ishte pyetja që Olsi Bylyku i bëri Elgitit gjatë sfidës në emision.
‘’Enca është ajo që nuk ka talent sepse nuk përshtatemi në vokal’’, tha Elgiti duke habitur me përgjigjen.
Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga Enca dhe nuk dihet nëse kjo deklaratë do të dërgojë në ndonjë ‘’armiqësi’’ të re në estradë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.