Seldi Qalliu muaj më parë ishte ndër personazhet më të komentuara në mediat rozë.
Arsyeja ishte ndarja nga këngëtarja Mimoza Shkodra. Pas kësaj këngëtari nga Shqipëria nuk u shfaq fort në publik, shkruan Reporteri.net.
Por artisti më në fund është bërë i “gjallë”. Ai ka publikuar një video ku shfaqet pranë një femre në shtrat, teksa të dy ishin veshur me robdishanë dhe po shijonin deserte.
Mbetet të shihet ditëve nëse video është pjesë e ndonjë videoklipi apo si qëndron puna.
Kujtojmë se projekti i fundit i Seldi Qalliut titullohet “Interesante” dhe u publikua para pak ditësh bashkë me videoklip. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.