×
  • Show Time
  • Show Time

    Këngëtari sozi me Elon Musk, por s’e duron dot krahasimin

    Reporteri
    01 Maj 2025 | 21:05

    Një këngëtar nga Luksemburgu, i njohur si Hugo One, po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje në rrjet për shkak të ngjashmërisë së jashtëzakonshme me miliarderin e teknologjisë Elon Musk, por ai thotë se ky krahasim nuk është aspak një kompliment.

    28-vjeçari, i cili më parë ka punuar si mësues në Berlin, është përballur shpesh me situata të sikletshme në publik, ku njerëz të panjohur e ndalin për t’i bërë foto, duke menduar se është themeluesi i Teslës dhe SpaceX.

    “Nuk e marr si kompliment të krahasohem me Elon, sepse ai nuk është një person i mirë. Ai gjithashtu nuk është aspak i pashëm”, tha ai me ironi për gazetën New York Post, pas publikimit të një videoje virale që ai vetë postoi në TikTok, ku ndodhej në Skoci dhe ngatërrohej disa herë me Musk.

    Pavarësisht kësaj vëmendjeje të padëshiruar, Hugo thotë se nuk ka ndërmend të ndryshojë pamjen e tij, madje i pëlqen mënyra si duket. “Mendoj se jam një version më i mirë i Elon Musk,” shtoi ai me humor në një intervistë.

    Ai rrëfeu se për herë të parë është krahasuar me Musk në vitin 2018, nga një student i tij, kur punonte si mësues i anglishtes dhe frëngjishtes në Berlin. Sot, për shkak të këtij krahasimi, videot e tij në rrjete sociale marrin miliona shikime, duke e ndihmuar edhe në karrierën si artist.

    Hugo One po vazhdon karrierën e tij muzikore dhe thotë se nuk e shfrytëzon ngjashmërinë për famë, por e pranon se “është bërë pjesë e identitetit të tij publik”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!