×
  • Show Time
  • Show Time

    Këngëtarit të famshëm i ndodhë një tragjedi: I vdes macja

    Reporteri
    03 Gusht 2019 | 14:47

    Këngëtari britanik Ed Sheeran, ka pësuar thyerje të zemrës pasi që macja e tij Graham nuk është më gjallë.


    28 vjeçari, krijuesi i këngës hit “Shape of You”, ka publikuar një fotografi të maces së tij në Instagram, dhe ua ka dhënë lajmin fansave se Graham nuk është më pranë tij.

    Ndërsa e dashura e menaxherit të këngëtarit Sheeran, Liberty Shaë, ka shkruar se macja e tyre, këtë të mërkure ka humbur jetën tragjikisht pasi u godit nga një veturë.

    “Jemi me zemër të thyer”, ka shkruar ajo. “Ai maçok ishte i mrekullueshëm dhe do të na mungojë shumë”, ka shkruar Liberty në profilin e saj në Instagram.

    Ndërsa Ed e kishte lënë macen nën kujdesin e miqve të tij derisa ishte në një turne muzikor.

     

    View this post on Instagram

     

    ?

    A post shared by Ed Sheeran (@teddysphotos) on

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!