×
  • Show Time
  • Show Time

    Këngëtarja e famshme flet hapur: Kam pasur vetëm 5 meshkuj në jetën time

    Reporteri
    10 Korrik 2019 | 8:34

    Edhe pse lidhjet e dashurisë së Mariah Carey kanë pasur një publicitet të madh përgjatë viteve, këngëtarja në një intervistë të dhënë së fundi tregoi se jeta e saj personale nuk ka qenë edhe aq interesante.


    49-vjeçarja Mariah Carey, shquhet edhe për lidhjet e saj me burra më të rinj në moshë, por ajo tha se ka më shumë për të rrëfyer për historitë e lidhjeve. “Nuk kam pasur shumë, por kanë qenë në periudha të ndryshme”,- tha Mariah për Cosmopolitan. “Unë kam fjetur vetëm me pesë burra në jetën time, kështu që jam paksa “e matur” krahasuar me shumë të tjerë rreth meje”- ka thënë këngëtarja.

    Këngëtarja nuk ua tha emrat e 5 partnerëve të saj, por është shumë e lehtë të dallosh cilët janë katër prej tyre. Natyrisht, janë dy ish-burrat e saj, Tommy Mottola, 69 vjeç dhe Nick Cannon, 38 vjeç.

    Pastaj është edhe James Packer, 51 vjeç, i cili u fejua me Mariah në janar 2016, por i dhanë fund marrëdhënies së tyre para se viti të mbyllej. Këngëtarja nisi të frekuentohej edhe me Bryan Tanaka, 36, të cilin e njihte që në vitin 2006, vetëm pak javë pasi i dha fund marrëdhënies me James. Por ata i dhanë fund në prill të vitit 2017, por u rikthyen bashkë dhe vazhdojnë të jenë bashkë edhe sot.

    Identiteti i të pestit është i paqartë. Gjatë intervistës, ajo u ndal edhe në raportin që ka pasur me Tommy, i cili ishte 20 vjet më i ri në moshë. “Ishte lidhje shumë e kontrolluar. Nuk kishte liri për mua si qenie njerëzore. Isha një e burgosur”, – tha Mariah.

    Më vonë, këngëtarja ruajti raporte miqësore me Nick, me të cilin ajo ka dy binjakë, Monroe dhe Marokkin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!