×
  • Show Time
  • Show Time

    Shoqja dy vite më parë ja dhuroi veshkën, këngëtarja e famshme sot nuk flet me të

    Reporteri
    04 Gusht 2019 | 18:45

    Dy vite më parë, këngëtarja e njohur Selena Gomez, ndau me ndjekësit e saj në Instagram një foto ku shfaqej në spital së bashku me mikeshën e saj më të mirë, Francia Raisa.


    Dy vajzat shfaqeshin duke shtrënguar duart me njëra-tjetrën dhe krahas postimit Selena tregonte se Francia i kishte shpëtuar jetën, pasi i kishte dhuruar veshkën.

    Mirëpo, dy vite pas këtij gjesti emocionues, Selena nuk i flet më ish-shoqes së saj të ngushtë.

    “People” ka treguar se arsyeja e zënkës është fakti se Francia i kishte tërhequr disa herë vërejtje Selenës që të bënte kujdes me shëndetin pas operacionit, por kjo e fundit s’ja kishte vënë veshin.

    Edhe pse i kishte premtuar mikeshës së fëmijërisë se s’do ta tepronte me alkoolin dhe do të mbante regjim, këngëtarja nuk e kishte mbajtur fjalën. Për këtë arsye vajzat kanë debatuar dhe kanë ndërprerë kontaktet prej disa kohësh.

    Sipas burimeve, Selena ishte lodhur duke u ndjerë borxhlie ndaj Francias, ndaj kishte vendosur ta largonte nga jeta e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!