×
  • Show Time
  • Show Time

    Këngëtarja e njohur ndahet nga i dashuri, raportohet se e tradhëtoi

    Reporteri
    01 Qershor 2022 | 17:07
    LAJMI I FUNDIT - SHOW BIZ - REPORTERI

    “E News” raporton se Billie Eilish i ka dhënë fund lidhjes me Matthew Tyler! Ky i fundit ka publikuar një Story së fundmi ku i është përgjigjur fansave të Billie që e akuzuan për tradhti ndaj këngëtares.

    “Fakti që mijëra njerëz marrin kohë nga dita e tyre për të shkruar gjërat më të urryera për dikë që nuk e njohin, është gjëja më e ulët që mund të bëni,” shkroi aktori.

    Matthew iu drejtua drejtpërdrejt thashethemeve për tradhti, duke shkruar: “Askush nuk tradhtoi askënd. Marrëdhëniet mbarojnë. E thjeshtë. Krijimi i thashethemeve dhe gënjeshtra në internet është e rrezikshme”.

    Matthew, 30 vjeç, dhe Billie, 20 vjeç, e mbajtën lidhjen e tyre të fshehtë, ku të dy fillimisht ndezën thashethemet për romancë në prill të vitit 2021, teksa u panë së bashku në Kaliforni duke porositur kafe. /Iconstyle/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!