×
  • Show Time
  • Show Time

    Këngëtarja e njohur shqiptare përlotet gjatë intervistës

    Reporteri
    16 Korrik 2019 | 23:40

    Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Merita Halili, në një intervistë dhënë së fundmi për mediat shqiptare është përlotur.


    Kjo ka ndodhur derisa ajo fliste për vajzat e saj dhe sakrificat që i ka bërë si nënë.

    “Unë kam sakrifikuar shumë si nënë, unë jam marrë shumë me vajzat, sepse Raifi në fillimet e para bënte 3 punë sepse unë i kisha të vogla vajzat dhe nuk kisha dëshirë ti çoja nëpër çerdhe, kopshte, e thashë se është më mirë ti rris vetë. Kur kisha aktivitetet i kam lënë me gra shumë të mira që ishin nga Shqipëria. Ka patur edhe momente që i kam marrë me vete, që i kam vendosur pambuk te veshët për shkak të zhurmave. Këto kanë qenë sakrificat e para të miat dhe nuk ka qenë e lehtë, i kam rritur me edukatë. Sa herë që flas për to emocionohem”, ka deklaruar këngëtarja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!