Xhensila Myrtezaj pasi u bë nënë ka filluar të publikojë shumë foto ku vë në pah pjesën e belit super të hollë dhe rikthimin e trupit në formë në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër.
Ndërkohë që ka vetëm një vit që ka sjellë në jetë Ajkën, Xhensila ka rikthyer linjat e saja, madje për të mos thënë që duket më në formë se para se të ishte shtatzënë.
Gjithsesi në një foto që ka publikuar vetëm para pak orësh, këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka dalë krejtësisht blof me përdorimin e fotoshopit.
Ajo shihet me një bark të sheshtë dhe bel të hollë por ne nuk po i gjejmë dot kërthizën.
Madje shumë komentues e kanë vënë re këtë gjë dhe me ironi shkruajnë: Ku e ke çuar kërthizën?’ ‘Mbase e ka çuar me pushime’.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.