Besa Kokëdhima pritet që ditën e sotme të prezantojë këngën e saj më të re në “Kënga Magjike”.
Këngëtarja e njohur ka 6 vite që nuk merr pjesë në këtë festival.
Ditën e sotme para prezantimit Besa ka vendosur të zbulojë diçka më shumë rreth këtij projekti të ri, i cili duket se është mjaft i rëndësishëm për të. Ajo ka treguar se këtë herë do të rikthehet me një punim tërësisht të sajin, ndaj për Besën kjo këngë duhet të mbart shumë kuptim.
“Sot në orën 17:50 prezantoj një copëz shpirti në skenën epike të ‘Këngës Magjike’. Gjatë karrierës sime gjithnjë kam qenë e përfshirë në proceset e krijimit, realizimit e çdo hapi të muzikës sime duke bashkëpunuar me artistë të mrekullueshëm, por këtë herë vij me një krijim tërësisht timin. ‘Histori’ është edhe rikthimi im plot emocion tek ju”, ka shkruar Besa në një postim në ‘Instagram’.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.