×
  • Show Time
  • Show Time

    “Keni kujdes”, Big Brother ka një paralajmërim të rëndësishëm për banorët

    Reporteri
    28 Dhjetor 2021 | 17:18

    Një zarf i ri ka ardhur nga Big Brother për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

    Ka qenë Beatrixa ajo e cila e ka lexuar këtë zarf derisa ka qenë një paralajmërim i rëndësishëm për ta, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Big Brother i ka paralajmëruar ata të kenë kujdes me ato që flasin në shtëpi, duke u kujdesur gjithmonë për shoqëri të caktuara, grupe të caktuara njerëzish, përfshirë këtu ata me aftësi të kufizuara e të tilla kategori.

    Pas marrjes së këtij paralajmërimi, banorët filluan të kujtonin muhabetet që kanë bërë, se çfarë mund të kenë thënë që ka arritur ky paralajmërim./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!