Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Robert Berisha, qe një kohë të gjatë u bë pjesë e skenës muzikore.
Fillimisht u bë i njohur si muzikant, ku shihej vazhdimisht përkrah këngëtarit të mirënjohur, Sinan Vllasaliu, por në vitin 2016 ata i dhanë fund bashkëpunimit të tyre.
Që nga ajo kohë, ai filloi karrierën e tij si solo këngëtar.
Tashmë që ka ndërtuar një karrierë të suksesshme, ai është i angazhuar me koncerte e projekte të shumta.
Kujtojmë që Robert Berisha ka qenë tash e sa vite i martuar me këngëtarën, Nora Istrefi, mirëpo, para pak kohësh ata i dhanë fund lidhjes së tyre. Shkaqet se spe janë ndarë ende nuk dihen, sepse ende nuk është deklaruar asnjëri për asnjë medium.
Gjithashtu, ata të dy janë prindër të një vajze, Rene. Por, sidoqoftë ndarja e tyre i ka habitur shumë fansat e tyre.
Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.