×
  • Show Time
  • Show Time

    Këta janë artistët shqiptarë më të ndjekur në “TikTok”

    Reporteri
    02 Prill 2022 | 21:10

    Rrjeti social i emëruar si “TikTok” është lansuar zyrtarisht në vitin 2018, ku për një kohë kaq të shkurtur konsiderohet si rrjeti social më i përdorur, përcjell Reporteri.net. 

    Përveç përdoruesve të këtij rrjeti social, numër ky i cili konsiderohet të jetë shumë i lartë, TikTok është një rrjet social si burim shumë i mirë i të ardhurave, ky rrjet social është përhapur shumë edhe në Kosovë, ku persona të ndryshëm janë bërë të njohur falë tij.

    Këngëtarë e artistë nga Kosova e Shqipëria janë shumë aktivë në TikTok, të cilët e përdorin shumë.

    Dafina Zeqiri , Noizy, Melinda Ademi, Don Xhoni janë disa nga artistët që kanë një numër të madh të pëlqimeve në “Tik-Tok”.

    Rep-artisti, Noizy, ka mbi 490 mijë ndjekës dhe mbi katër milionë pëlqime në postimet tij.

     

     

     

    Keq me ndjekës nuk qëndron as Dafina Zeqiri, ku këngëtarja e njohur vendore ka rreth 164 mijë ndjekës dhe mbi një milion pëlqime.

    E, edhe këngëtarja tjetër Melinda Ademi ka mbi 618 mijë ndjekës dhe mbi katër milionë pëlqime në bazë të asaj që sjell për fansat.

     

     

     

     

     

     

     

     

     

    Edhe rep artisti nga Kosova, Don Xhoni nuk qëndron keq, ai në këtë rrjet social ka mbi 100 mijë ndjekës dhe mbi dy milionë pëlqime.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!