Melisa dhe Andi janë përfolur shpesh për një lidhje dashurie.
Gjithçka ka nisur nga koha kur Fationi e akuzoi Melisën se kishte kryer marrëdhënie me një tjetër konkurrent, i cili u aludua nga të gjithë të ishte Andi.
Më pas, në rrjet qarkulloi dhe një foto e tyre. Megjithatë, Melisa nuk e vonoi një reagim dhe i hodhi poshtë këto lajme.
Historia e tyre u kthye sërish në fokus, pas një deklarate të bërë nga Shqipe Hysenaj ditën e djeshme. Ish-konkurrentja e ‘Përputhen’ tha se Andi dhe Melisa janë bashkë dhe po i gënjejnë të gjithë.
Kjo deklaratë ka nxitur kërkimet në rrjet. Faqe të ndryshme në Instagram kanë kapur disa detaje për të provuar lidhjen e tyre. Në disa foto të publikuara, dyshja shfaqen të veshur me të njëjtin kapuç.
Në disa foto tjera, ndjekësit kanë vënë re detaje të ngjashme në shtëpitë e tyre. Kjo i ka bërë ata të mendojnë se dyshja kanë qenë në shtëpinë e njëri-tjetrit dhe se mes tyre ka vërtetë diçka.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.