Khloe Kardashian zyrtarisht është duke u zhvendosur nga rezidenca e saj në Calabasas.
36-vjeçarja e kishte blerë shtëpinë me 7.2 milionë dollarë nga Justin Bieber, kurse tani e ka shitur për 15.5 milionë dollarë, shkruan Daily Mail.
Gjatë ditës së sotme (e shtunë) bukuroshja brune ka përfunduar dokumentet, për t’ia kaluar shtëpinë në pronësi të blerësit.
Por, para se të dal nga aty, Khloe ka zgjedhur që të publikojë disa imazhe në rrjetin social Instagram, ku shfaqej vendi luksoz.
“Do të më mungosh. Faleminderit për kujtimet, shtëpi”, është shprehur ajo.
Po ashtu, Khloe ka treguar se viteve të fundit ka përjetuar momentet më të lumtura të jetës së saj në po të njëjtën rezidencë.
Ndërkaq, blerësi i shtëpisë së bukuroshes është një organizator, i cili sapo ka pritur në jetë fëmijën e parë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.