Mbrëmjen e djeshme nga një televotim për finalistin e dytë mes Kiarës, Efit, Bledit dhe Qetsorit, finalisti i dytë i këtij edicioni u zgjodh Efi dhe për këtë të rikthyerit Kiara dhe Bledi u eleminuan.
Pas propozimit për martesë nga Luiz Ejlli dhe pas daljes nga shtëpia, Kiara nuk mund t’i shpëtonte një interviste për Fan Club Vip 2 dhe e pyetur se si ndjehet pas daljes këtë herë të dytë, është përgjigjur:
“Ka qenë nata më emocionuese që mund të kem përjetuar sepse nga një moment që mendoja një ndarje ose një të mbetemi miq, kaluam në një propozim martese. Ua them, ua vërtetoj që Luiz Ejlli është shumë i paparashikueshëm, megjithatë ishte një dalje perfekte do thoja dhe nuk pendohem për asnjë lloj gjëje, unë i kam fituar ato që doja të fitoja…”
Dalëngadalë finalja e madhe e edicionit të dytë të këtij spektakli fenomen po vjen, 6 maj është data e shënuar. Luiz dhe Dea Mishel shkuan në televotim kokë më kokë për të zgjedhur finalistin e parë të BBV2. Mes tyre publiku vendosi që finalisti i parë i këtij edicioni të jetë Luizi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.