Nata më emocionuese që ka përjetuar ndonjëherë, ishte e shtuna në mbrëmje për Kiara Titon që mori propozim për martesë nga Luiz Ejlli në “Big Brother VIP 2”.
Pas surprizës ajo është larguar nga shtëpia e Big Brother VIP Albania për shkak se publiku vendosi që në finalen e madhe ta dërgoi banoren tjetër të rikthyer, Effin.
Mirëpo sot gjatë ditës Kiara ka publikuar një foto me unazën e Luizit në dorën e saj dhe njëkohësisht ka falënderuar fansat për mbështetje.
“Zemra plot! Aq shume u gëzova dje, sa harrova çdo dhimbje, lot, zhgënjim. Faleminderit te gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen qe keni treguar gjate ri hyrjes time në shtëpinë e Big Brother. Çdo mesazh, koment, apo vote mbeshtetese e ka bere këtë eksperience te paharrueshme dhe te veçante për mua!Dashuria mbizotëronte ne zemrat tuaja!’’, ka shkruar Kiara në foton e publikuar pak minuta më parë.
View this post on Instagram