×
  • Show Time
  • Show Time

    Kida i përmendi emrin në një emision, reagon Tyana

    Reporteri
    05 Gusht 2019 | 16:33

    Ata janë dy ndër këngëtaret më të pëlqyera nga publiku shqiptar, të cilat me muzikën e tyre ato kanë arritur suksese të mëdha edhe pse në pak kohë.


    Është fjala për Tayna-n dhe Kidën, ku prej disa kohësh përflitet për një debat të mundshëm mes tyre dhe thuhet se vajzat nuk flasin me njëra-tjetrën.

    Këto dyshime kanë lindur pasi të dyja janë parë në të njëjtin ambient dhe nuk janë përshëndetur. Por mesa duket kjo nuk është e vërtetë, pasi reperja i ka hedhur poshtë me një postim në “Instastory”.

    Tayna ka publikuar një video të Kidës teksa performon në skenë dhe videon e ka shoqëruar me një emoji me zemra.

    Ndërkohë pak ditë më parë, Kida tha për “Pushime on Top” se nuk është zënë me asnjë nga kolegët, madje në raportin me Tayna-n ajo shpjegon se ka shumë shoqëri.

    “S’e kam takuar Tayna-n? Jo, unë me Tayna-n kam ndenjur personalisht, kam ndenjur dhe kam shoqëri…”, ka thënë Kida.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!