Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo është në përfundim e sipër të projektit të saj më të ri muzikor, një këngë e cila do të vijë në bashkëpunim me reperin gjerman Samra.
Kida ndërkohë pak javë më parë përfundoi xhirimet e klipit në Dubai, teksa edhe shijoi disa ditë të mira pushimi.
Ajo vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.
Së fundmi, këngëtarja bukuroshe i prezantoi ndjekësit e saj në Instagram me një nga veturat e saj luksoze.
Bëhet fjalë për një veturë të zezë SUV të markës ‘Mercedes’, teksa ka shkruar në mbishkrimin e saj “Djali im”.
Duket se të ardhurat e mira nga muzika i kanë mundësuar këngëtares që të bëjë një jetë mjaft të mire dhe luksoze, të cilën nuk heziton që ta ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.