Kida është prej këngëtareve më të dashura dhe sukseset e saj po shtohen çdo herë e më shumë.

Prej vitesh, këngëtarja e njohur ka sjellë hite të shumta, ndërsa tani është drejt finalizimit të një projekt të ri muzikor.

Këtë e ka bërë të ditur vet Kida në një video të shkurtër që postoi në llogarinë e saj në Instagram pak ditë më parë.

Reklamë

Ndërsa, në disa postime që ka bërë së fundi, këngëtarja u shfaq me një pamje të re, flokë të gjata me balluke dhe grim të theksuar.

“Tung. Së shpejti. Diçka më ndryshe”, ka shkruar Kida në mbishkrimin e dy fotografive që postoi në InstaStory.

Kënga e re e Kidës mban titullin “Pse ike ike?”, ndërsa këngëtarja nuk ka dhënë më shumë detaje.

Reklamë

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KIDA (@kida)

Reklamë