Autori i programit ‘It’s my love’, Kreshnik Husaj, i njohur për publikun si Kika, kohë pas kohe ngacmon moderatorin dhe protagonistët e emisionit në First Channel.
Javë më parë ai ka publikuar disa nga bisedat e tij private me Valon Malokun dhe Lulzim Jasharin, shkruan Reporteri.net.
Po ashtu kishte paralajmëruar edhe publikimin e bisedave ‘hot’ me konkurrentin tjetër nga Ferizaj, Valinjo.
E Kika si duket nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi që tani po paralajmëron publikimin e videove që sipas tij janë me përmbajtje +18, pjesë e së cilës janë konkurrentët si Ganja, Lulzimi, Altini, Antigona dhe Valinjo.
Por përpos konkurrentëve, ai thotë se ka video të tilla edhe me analistin e emisionit, Dashnor Asllani.
“A ti nxjerrim do video +18 Dashi , Luli , Gona , Altini , Antigona , Valinjo”, ka shkruar Kika në një instastory.
Ndryshe, Kika ka qenë i ftuar në emisionin ‘SHOW TIME’ ku ndër të tjera ka thënë se ka fakte me të cilat mund t’i fundosë djemtë e ‘It’s my Love’ të Vala Malës.
Se çka thotë ai më gjerësisht, mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.
Emisioni ‘SHOW TIME’ është prodhim i Gazetës Online “Reporteri.net” dhe transmetohet çdo të shtunë në orën 19:30 në RTV Dukagjini.
/Reporteri.net