×
  • Show Time
  • Show Time

    Kim Kardashian mahnit me dukjen e saj e veshur në lëkurë, ndan imazhe provokuese në rrjetet sociale

    Reporteri
    23 Qershor 2020 | 11:17

    Kim Kardashian është mjaft unike kur është fjala për stilin e saj.


    Por të hënën, ylli televiziv ka bërë një nga zgjedhjet më të guximshme teksa u shfaq në Instagram me një palë pantallona të lëkurës.

    Në një sërë imazhesh që ka publikuar, 39-vjeçarja ka vënë në fokus kthesat e bujshme trupore në veshjen atraktive.

    Dukjen e saj të mahnitshme e ka kompletuar me një stil flokësh të veçantë, ku në pjesën e përparme la dy fije floku për të vënë më në fokus fytyrën e saj.

    Drejtoresha e Përgjithshme e ‘KKW Beauty’ tërhoqi vëmendje të madhe në sytë e saj me grimin profesional që ia theksoi më shumë bukurinë.

    Në fotografitë që janë parë nga 176 milionë ndjekësit e saj, Kardashian pozoi në shtëpinë e saj superluksoze e cila u komentua në masë të madhe gjatë kësaj periudhe pandemie.

    Ndërkohë, të dielën në Ditën Ndërkombëtare të Babait – Kim ndau një fotografi familjare nga pushimet e tyre në Wyoming ku e cilësoi Kanye ‘si babanë më të mirë për fëmijët e saj’.

    Kim dhe Kanye – martesa e të cilëve ishte në vitin 2014 – kanë katër fëmijë së bashku, vajzat North dhe Chicago dhe dy djemtë Saint dhe Psalm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!