×
  • Show Time
  • Show Time

    Kim Kardashian tregon sakrificën që bënë për t’u futur në veshjen super të ngushtë

    Reporteri
    24 Mars 2020 | 14:27

    Kur Kim Kardashian debutoi me veshjet e saj me latex gjatë Javës së Modës në Paris në fillim të këtij muaji, ajo i bëri fansat e saj të pyesin se si ajo i shtrydhi linjat e saj në rrobat e ngushta.


    Dhe në episodin e ditës së enjte të “Keeping Up With The Kardashians”, shikuesit më në fund panë se si Kimi sakrifikonte rehatinë e saj për t’u dukur bukur dhe me stil, pasi ajo shtrydh veten në një veshje të ngushtë, me ndihmën e disa asistentëve.

    Ky episod tregon se si ylli vuan për modën ndërsa përpiqet të tërheqë materialin e gomës mbi gjymtyrët e saj, shkruan DailyMail.

    “Oh dreq, lëkura ime dhemb”, tha 39-vjeçarja duke përtyput frymën e saj, ndërsa tërheq mëngët.

    “Kush shkon në kishë me latex?”, bërtet Kourtney përgjatë videos me shaka. “Ne e bëjmë”, përgjigjet Kim.

    Kourtney, 40 vjeçe, më pas bën një koment ku thotë se sa e vështirë do të jetë për të, të shkojë në banjë me këtë veshje.

    “Unë fjalë për fjalë ndjehem sikur tërhoqa një muskul në shpatull”, tregon nëna e katër fëmijëve me shaka ndërsa vishet nga stilistja Marni Senofonte.

    Pasi ajo shtrydhet në veshjen e ngushtë, Kim shprehet: “Unë jam kaq e etur”, dhe kap një pije aty pranë për t’u fteskuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!