Andrea Meza është Miss Universi e kurorëzuar gjatë ceremonisë këtë fundjavë. Ajo përfaqësonte më të bukurën e Meksikës dhe tani është më e bukura e botës.
Eventi ishte shtyrë për shkak të Covid-19 dhe mundi të mbahej dje në mbrëmje.
Meza trimfoi mbi 73 konkurrente nga vende të ndryshme të botës dhe la pas Miss Brazilin, Julia Gama dhe Miss Perunë, Maceta Del Castillo.
Meza është e diplomuar në inxhinieri kompjuterike, sa i përket aspektit profesional. Ajo ka një diplomë si ‘make up artist’ dhe është e angazhuar gjithashtu në mbrojtjen e të drejtave të grave.
Miss Universi ra në sy jo vetëm për bukurinë, por edhe për mesazhin që përcolli.
“Ne jetojmë në një shoqëri që gjithnjë e më shumë po përparon, dhe teksa përparojmë si shoqëri, ne gjithashtu kemi avancuar me stereotipet. Në ditët e sotme bukuria nuk është vetëm mënyra se si dukemi. Për mua, bukuria rrezaton jo vetëm në pamjen tonë, por në zemrat tona dhe në mënyrën si sillemi. Asnjëherë mos lejoni që dikush t’ju thotë se nuk keni vlerë”, tha Meza.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.