×
  • Show Time
  • Show Time

    Kjo është arsyeja pse u arrestua Noizy në Kosovë

    Reporteri
    16 Dhjetor 2021 | 11:02

    Mbrëmë reperi i njohur shqiptar Noizy është arrestuar nga Policia e Kosovës në Vermicë.

    Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë e gjykatës, prandaj është shoqëruar në stacionin “Qendra” në Prishtinë.

    “Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë e gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale”, tha zëdhënësja, Flora Ahmeti./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!