Riniani pas daljes nga “Përputhen” nuk është më beqar dhe zemra e tij ka filluar të rrahë sërish për dikë.I ftuar në “Shqipëria live”, pak ditë më parë Riniani tregoi se vajza nuk i përket showbizit dhe tani ka vendosur ta bëjë lidhjen publike.
Ish-konkurrenti ka postuar foton e parë me partneren, e cila është një brune shumë bukuroshe.
Përkrah fotos, Riniani ka shkruar: “Buzëqeshja e saj”, duke treguar se është dashuruar me të nga ky tipar.
Partnerja e Rinianit quhet Anisa dhe në bion e saj në Instagram tregon se është nënë e një vajze dhe punon avokate në Spanjë.“Zemra ka rifilluar të rrahë.
Njohja ka ndodhur, tashmë them se jemi në fazën e dashurisë. Nuk ka lidhje me ‘Për’puthen’, as me showbiz-in. Kemi pasur një kontakt kur po lija programin”, ka treguar Riniani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.