×
  • Show Time
  • Show Time

    Kjo është fotoja e parë që shkrepin banorët brenda shtëpisë më të madhe në Shqipëri

    Reporteri
    15 Nëntor 2021 | 21:57

    “Big Brother VIP” tashmë është bërë emisioni më i shikuar në vend.

    Banorët e shtëpisë më të madhe në Shqipëri janë kryefjala e mediave rozë çdo ditë, sigurisht se sjelljet dhe gjithçka tjetër që ata bëjnë në shtëpi kthehet në lajm dhe komentohet nga të gjithë.

    Ajo që ka rënë në sy së fundmi është se banorët kanë shkrepur një fotografi për herë të parë brenda shtëpisë.

    Sigurisht se celularët, aparatet nuk pranohen brenda por vëllau i madh ia ka mundësuar atyre që vetëm për një natë ata të shkrepin ndonjë fotografi së bashku.

    Ishte Instagrami i Fifit ai i cili postoi dy nga fotot që ishin shkrepur atë natë nga banorët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!