Artistja e njohur, Adriana Matoshi, është në gjendje stabile shëndetësore.
Këtë për KlanKosova e konfirmoi një mike e saj, e cila tregoi se operacioni ka kaluar me sukses dhe se tashmë ka dalë nga kujdesi intensiv.
“Është mirë, në gjumë, nën efektin e terapisë pas ndërhyrjes. Po kujdesem për të gjatë gjithë kohës së bashku me familjarët e saj”, deklaroi mikja e saj që po i qëndron afër.
Kujtojmë se Matoshi, e cila është gjithashtu edhe deputete e Kuvendit të Kosovës, para pak ditësh njoftoi se i ishte rikthyer tumori në tru pas nëntë vjetësh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.