×
  • Show Time
  • Show Time

    Kjo është këngëtarja e cila hidhet në gjyq për një foto në Instagram

    Reporteri
    08 Tetor 2019 | 12:55

    Nëse jeni ose planifikoni që një ditë të jeni personazh i njohur i listës A, kur një paparac kap një foto të bukur tuajën, mund ta merrni dhe ta varni në kornizë, por mendohuni dy herë përpara se ta hidhni në Instagram.


    Përndryshe mund të keni fatin e Jennifer Lopez, e cila është paditur për një shumë rreth 150 mijë dollarë, për shkak se postoi një foto të sajën dhe partnerit, A-Rod, në Instagram, pozë e cila ishte kapur nga një paparac.Problemet me fotografët e agjensive dhe mediave, pra paparacët, është diçka që vazhdon prej kohësh në Hollywood dhe Jennifer nuk është e para që hidhet në gjyq për diçka të tillë.

    Praktikisht, nëse një personazh i njohur publikon foton e një fotografi, pa marrë lejen apo autorizimin e kompanisë që zotëron këtë foto, mund të paditen për të drejtat e autorit. Gjë që është shumë ironike në fakt, sepse është fotoja e tyre dhe nuk është shkrepur me konsensusin e tyre, gjithsesi….

    Gigi Hadid u përfshi në një situatë të tillë vitin e kaluar, sërish për një foto të kapur prej paparacëve, të postuar nga vetë ajo në Instagram. Ndër të tjera modelja u shpreh se ajo e kuptonte që këta fotografë këtë e kanë punën e tyre dhe e ka pranuar faktin që duhet të ndiqet në çdo vend nga ta, megjithatë situata të tilla negative e bëjnë të pamundur që të kenë një marrëdhënie të mirë me ta.

    Sipas “E!News”, Lopez ka postuar në nëntorin e 2017-ës një foto të saj me Alex Rodriguez, të kapur prej duarsh teksa shëtisnin në New York, pa leje dhe pa cituar autorin. Prandaj “Splash News” është duke kërkuar 150 mijë dollarë nga artistja dhe sigurinë që nuk do të ndodhi më.“Fotoja është kreative, e pakopjueshme dhe e vlefshme”- argumeton kompania- “Për shkak të statusit të personit që është në foto dhe vizionit të fotografit. Përdorimi i paautorizuar nga ana e të pandehurës i kësaj foto, i bën dëm vlerës në treg që ajo ka, sepse e ka bërë të vlefshme për qindra milionë ndjekësit e saj dhe burimet e tjera në internet, duke mos bërë të mundur që të shihet në kopertinat e revistave apo gazetave të ndryshme.”

    .J.Lo nuk ka thënë ende asgjë për këtë situatë, megjithatë ku i dihet, ndoshta do hedhë ndonjë gjë në Instagram.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!