×
  • Show Time
  • Show Time

    Kjo është Sara, ish e fejuara e Donald Veshajt të cilën ai e la për tu bërë i famshëm

    Reporteri
    01 Dhjetor 2021 | 18:07

    Donald Veshaj është kthyer në një ndër personazhet e showbizit më të përfolur.

    Fillimisht me Bora Zemanin dhe takimin e tyre romantik që emocionuan një publik të tërë, e së fundmi me afrimitetin me Beatrixin dhe skenat intime që nuk po priten fort mirë nga ndjekësit e tij.

    Veshaj, aktori i cili doli nga Al Pazar, është përfolur edhe kohë më parë për një fejesë që ka pasur para lidhjes me Bora Zemanin.

    Ai ka qenë i fejuar me një vajzë prej katër vitesh dhe janë ndarë, pak kohë para se ai të lidhej me moderatoren e njohur.

    Ish e fejuara e Donaldit është Sara, bukuroshja brune e cila nuk është një personazh publik Sara jeton në Milano dhe është Interior dhe Graphic Dizanjere.

    Fakti që Donaldi e la për famën supozohet që ta ketë revoltuar Sarën, por nuk rezulton kështu. Sara nuk ka fshirë gjurmët e Donaldit në profilin e saj në Instagram, madje ajo ruan shumë foto me aktorin, që të tjerët i kanë bërë “tag”.

    Edhe në profilin e saj ndodhet një foto me Romeon që duket se kanë gëzuar një raport shumë të mirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!