×
  • Show Time
  • Show Time

    Kjo është shifra marramendëse për një ditë filmimi të ‘2 gisht mjaltë’

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 15:51

    “2 gisht mjaltë” fillon të shfaqet në kinema më 28 mars.


    Moderatori i njohur, Ermal Mamaqi ka qenë së fundmi i ftuar në emision “Wake up”, ku ka zbuluar prapaskenat e filmit që pritet të bëjë namin në kinematë shqiptare që prej 28 marsit, “2 gisht mjaltë”.

    Mamaqi ka rrëfyer se nuk e ka pasur aspak të lehtë realizimin e filmit, pasi si producent, i është dashur të mbajë mbi supe shumë përgjegjësi.

    Gjatë intervistës, aktori ka zbuluar gjithashtu se filmi ka kapur shifra marramendëse, pasi vetëm një ditë xhirimi i ka kushtuar plot 15 mijë euro.

    Ndërkohë për Elvanën, Ermali tregon se ka aktruar në mënyrë të shkëlqyer, madje ka pasur raste kur asaj i është dashur të qëndrojë edhe dy ditë pa gjumë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!