×
  • Show Time
  • Show Time

    Kjo është vajza nga Librazhdi që do t’i bashkohet nesër “Përputhen”

    Reporteri
    12 Dhjetor 2021 | 18:28

    Ditën e djeshme në emisionin “Përputhen”, tërhoqi vëmendjen një konkurente e re.

    Ajo nuk shfaqi fytyrën e saj, por pati vetëm një takim 4 minutësh me njërin prej konkurentëve.

    Meganews.al ka zbuluar se vajza nga Librazhdi është pikërisht Alesja Hoxha.

    21-vjeçarja është konkurentja më e re e sezonit të tretë të “Për’puthen”.

    Ashtu siç tha edhe moderatorja Bora Zemani, fytyra e konkurentes së re do të zbulohet ditën e hënë.

    Ditën e djeshme ajo erdhi me synime të qarta pasi tha që dëshiron të njohë Erjonin.

    Për këtë, ajo bëri një takim 4 minutësh me të.

    “Unë e kam fokusin tek ti. Ti je pëlqimi më i madh”, i tha ajo Erjonit.

    Por kur ky i tha se Mikela ka bërë shumë për mua dhe ajo është në mes, vajza nga Librazhdi tha se:

    “Do ta shohim, por unë jetoj për dashurinë. Dashuroj lehtë”, u shpreh ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!