Kryetari i Bashkisë së Kievit dhe ish-boksieri Vitaly Klitschko po divorcohet nga gruaja e tij Natalia pas 25 vitesh martesë, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
“Vendimi për divorc ishte i ndërsjellë”, tha Klitschko për mediat ukrainase.
Ai shtoi se ai dhe gruaja e tij prej vitesh jetojnë në vende të ndryshme, por janë në marrëdhënie të mira.
“Për shumë vite kemi pasur interesa të ndryshme dhe jetë të ndryshme. Vendosëm ta zyrtarizojmë. Kemi ende një marrëdhënie të mirë, e respektojmë njëri-tjetrin, fëmijët tashmë janë rritur dhe jeta vazhdon”, përfundoi ai.
Vitali dhe Natalia Klitschko u martuan në prill të vitit 1997 dhe bashkë kanë tre fëmijë: djemtë Yegor-Danijela dhe Maksim dhe vajzën Elizavbeta-Viktoria.
Përderisa merrej me boks, Natalia ishte me Vitalin në çdo ndeshje. Ajo gjithashtu e mbështeti atë në vitin 2014, kur ai kandidoi për kryetar bashkie të Kievit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.