Loredana Zefi u arrestua, e më pas u lirua me akuzat për zhvatje të parave, detyrim, mashtrim dhe keqpërdorim, shkruan Syri Kosova.
Por, duke qenë se e njohur u bë në spotin e këngës së Yll Limanit “Ke pi sonte shumë”, Loredana në këtë klip shihet duke vjedhur.
Së bashku me shoqet e saj, shkojnë në një market, njëra mashtron shtiesin, ndërsa, Loredana vidhte me shoqen e saj.
Padyshim që kjo gjë ka ndodhur vetëm në klip e jo në realitet.

